Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, ish-ministri tregon çfarë pritet në vijim

Shqipëria

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, ish-ministri tregon çfarë pritet në vijim

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:37
Besnik Mustafaj

Ish ministri Besnik Mustafaj tha se të dyja palët kanë fituar nga pak me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Mustafaj deklaroi se vendimi i këshillit bashkiak për prishjen e Teatrit nuk është rrëzuar dhe në këtë pikë del se Bashkia ka vepruar në përputhje me ligjin.

Nga ana tjetër në lidhje me rolin e qeverisë, Mustafaj theksoi se ajo nuk ka hedhur hapa të mëtejshëm dhe në këtë pikë Kushtetuesja nuk mund ta detyrojë të bëjë hapa prapa në lidhje me këtë proces.

“Të dyjat palët kanë fituar nga pak. Nuk ka fitore të pastër. Vendimi i këshillit bashkiak për prishjen e Teatrit nuk është rrëzuar. Bashkia del në përputhje me ligjin. Qeveria nuk ka hedhur hapa të mëtejshme. Nuk ka për të bërë hapa mbrapa.

Thjesht pezullohet një vendim i marrë. Jemi në një situatë kur ky vendim nuk detyron asnjë palë të bëjë një hap përpara për zgjidhjen e çështjes. Do bëhej hap përpara nëse vendimi I këshillit bashkiak do quhej i paligjshëm”, u shpreh Mustafaj.

Ai shtoi se Veliaj mbështetet te fakti që vendimi për prishjen e Teatrit nuk i është rrëzuar dhe trualli tashmë është i lirë duke lënë të hapur mundësinë për ndërtimin e Teatrit brenda një kuadri të ri ligjor.

“Unë nuk e lexova deklaratën e Veliajt por nëse ai jep një deklaratë që shkon ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo është shumë e rëndë.

Ai mbështetet te fakti që vendimi për prishjen nuk i është rrëzuar dhe mund të hedhë hapa të mëtejshme. Trualli kthehet në truall të lirë. Mundësia për ta ndërtuar teatrin brenda një kuadri të ri ligjor, ekziston. Trualli duhet parë se cilës ministri i përket. Do ketë formula bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkisë.

Shoh një gjykatë Kushtetuese që përpiqet të thotë se qumështi i ëmbël dhe kosi i ëmbël. Është një përpjekje për të kënaqur palët, për të mos pasur asnjë të pakënaqur. Dhe shmangia për vendimin për ligjshmërinë e zgjedhjeve. Ky është një vendim që Gjykata Kushtetuese do të ishte në nderin e saj ta merrte”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat