Manastirliu: Ja kur nis vaksinimi për personat plus 18 vjeç

Shqipëria

Manastirliu: Ja kur nis vaksinimi për personat plus 18 vjeç

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:50
Ogerta Manastirliu

Në datat 29 dhe 30 qershor qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për vaksinimin e grupmoshës mbi 18 vjeç, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes sistemit E-albania.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk jemi imunë ndaj COVID!

“Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që  datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Manastirliu.

Më herët, Drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se është i shqetësuar për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, Ghebreyesus tha se ky variant i virusit që është më i transmetueshmi i identifikuar deri më tani, është identifikuar në të paktën 85 shtete.

Sipas tij, variante të reja mund të shfaqen në ditët në vijim, pasi kjo është ajo që viruset bëjnë, pra ato evoluojnë. Kreu i OBSH theksoi se lindja e mutacioneve mund të parandalohet, gjithmonë nëse parandalohet transmetimi.

“Unë e di që globalisht aktualisht ka shumë shqetësime për variantin Delta të Covid-19 dhe OBSH është e shqetësuar”, tha fillimisht kreu i OBSH.

Më pas, Ghebreyesus shtoi: “Varianti Delta është më i transmetueshmi nga mutacionet e Covid-19 të identifikuara deri më tani. Është identifikuar në të paktën 85 shtete dhe po përphapet me shpejtësi mes popullatave të pavaksinuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat