“Bëmë aksident në aksin Tiranë –Durrës, në timon ishte Endri”, Stefi: Është shofer më i mirë se mua, por ndonjëherë…

Shqipëria

“Bëmë aksident në aksin Tiranë –Durrës, në timon ishte Endri”, Stefi: Është shofer më i mirë se mua, por ndonjëherë…

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 21:58
“Bëmë aksident në aksin Tiranë –Durrës, në timon ishte Endri”, Stefi: Është shofer më i mirë se mua, por ndonjëherë…

Artistët e vërtetë e gjejnë veten kudo, kështu ka ndodhur edhe me Endrin dhe Stefin, suksesi i tyre ka qenë i padiskutueshëm edhe jashtë Shqipërisë.

Teksa në studio u shfaq një fotografi kur ata ishin në Greqi, ata kujtuan se në atë kohë kanë kënduar 5 ditë në javë dhe kanë qenë shumë të paguar. Madje Stefi e cilësoi si një nga periudhat më të arta, ku kanë bërë kursimet më të mëdha të jetës së tyre, kjo gjithmonë në krahasim më kohën në të cilën ndodheshin.

Një periudhë shumë e bukur për ta ka qenë edhe ajo në Gjermani, ku theksuan se nëse nuk do të kishte ndodhur një incident familjar ata nuk do të ishin kthyer.

Vëllezërit korçarë treguan se shkuan rreth për 8 ditë në Gjermani dhe pas suksesit që patën ndenjën rreth 2 muaj, ku arritën që të kishin aq shumë kërkesa sa duhet të zgjidhnin se ku do të shkonin, ndërkohë shtuan që pagesat ishin shumë të larta.

Për vëllezërit korçarë ky program ishte i mbushur me shumë emocione teksa rrugëtonin nëpër kujtime ata rrëfyen edhe për një moment të vështirë që kanë përjetuar në dhjetor të vitit të kaluar. Ata kishin bërë një aksident të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ku kishin qenë së bashku edhe me një shokun e tyre. Në timon kishte qenë Endri, makina kishte dalë jashtë përdorimit por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ishte lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat