Budina: Gjykata dëgjoi qytetarët për Teatrin Kombëtar

Shqipëria

Budina: Gjykata dëgjoi qytetarët për Teatrin Kombëtar

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:10
Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina në studion e “Breaking” ditën e sotme në Top News foli për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e quajtur komplet të jashtëligjshëm.

Sipas tij, Kushtetuesja me pezullimin e ndërtimit të Teatrit, ka dëgjuar për herë të parë zërin e qytetarëve.

“Ishte një vendim historik, ne e kemi kallzuar në SPAK, të gjithë ata që janë përgjegjës. Kërkuam vendimin e këshillit bashkiak e shumë shkresa që nuk na u vunë në dispozicion. Provat erdhën në Gjykatë Kushtetuese, dhe ne i dërguam në SPAK. Nuk bëhet transferimi me një letër bakalli, për një qeveri që pretendon se po bën shtet. Është për të ardhur keq,” tha Budina.

“Ne do vazhdojmë luftën tonë, ne nuk zbrazim fishekzjarrë që lufta është fituar, ne luftojmë për qytetarët, sepse fitore për ne është të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte. Dhe dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve merr vlerë. Se jo çdo pushtetar që vjen të shtyp me këmbë dhe s’pyet fare. Nuk është se nuk kërkuam teatro të rinj, se sot Tirana ka 1 mln banorë, rikonstrukturoje atë, dhe bëj të tjerë,” u shpreh regjisori në Breaking.

Edmond Budina përmendi Ismail Kadaren si personin, nga i cili është ndjerë më i zhgënjyer për shkak se nuk i është bashkuar nismës së tyre.

“Më kanë zhgënjyer dhe njerëz, e kam pasur mik dhe po përdor një emër, Ismail Kadaren, ai duhet të ishte në krahun tonë, por është e drejtë e tij dhe nuk e gjykoj që nuk është në krahun tonë. Kush të dojë, kush ta ndjejë le të bashkohet me ne,” tha Budina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat