Bashkia e Kavajës vazhdon mashtrimin, i vë zjarrin plehrave për të fshehur gjurmët

Shqipëria

Bashkia e Kavajës vazhdon mashtrimin, i vë zjarrin plehrave për të fshehur gjurmët

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:36
Kavajë

Disa javë më parë bashkia e Kavajës, mbetjet urbane i depozitonte në landfillin ilegal të Kaziasit që ndodhet midis plazhit të Spilles dhe atij të Gjeneralit.

Por që për autoritetet lokale kjo fushë mbetjesh nuk ekzistonte. Edhe pse Top Channel, nënkryetarit të bashkisë Kavajë, Guxim Kola, i tregoi videot e landfillit dhe makinën e operatorit ekonomik që pasi shkarkoi mbetjet u vendosi zjarrin.

Top Channel ishte në Kazias të Kavajës dhe atje gjeti një landfill mbetjesh.

-A ka një leje mjedisore për atë vend depozitim?

“Në dijeni tonë nuk ka si të ketë një landfill në Kaziaj”.

-Ky landfill është bërë problematik.

“Në kemi dërguar punonjësit tanë dhe nuk kanë gjetur një landfill të tillë”.

Pas kësaj gënjeshtre bashkia Kavajë, shkaktoi një tjetër katastrofë mjedisore, mbetjet urbane i hodhi në buzë të rrugës kryesore të Spilles.

Por vetëm 3 ditë më parë për të fshehur gjurmët e krimit mjedisore, bashkia e Kavajës shkaktoi një zjarr për të asgjësuar plehrat e sapo depozituara. Por situata doli jashtë kontrollit, flakët e zjarrit fatkeqësitë u përhapën në të gjithë kodrën. Rruga për të shkuar në këtë landfilli ishte bllokuar nga skavatori, nga ana tjetër zjarri ende nuk është shuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat