Shpërthen goma e kamionit në Durrës, humb jetën një 20 vjeçar

Shqipëria

Shpërthen goma e kamionit në Durrës, humb jetën një 20 vjeçar

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:26
Shpërthen goma e kamionit në Durrës, humb jetën një 20 vjeçar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, në lagjen nr.14/1, Kënetë. Si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në gomisteri ka ndërruar jetë një 20-vjeçar.

I riu ishte punonjës dhe në atë moment ka qenë duke rregulluar gomën e një kamioni.

“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat