Ngjarje e rëndë në Tiranë, një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit dhe ngel i varur në një pjesë metalike

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit dhe ngel i varur në një pjesë metalike

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë sapo ka në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton  se një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Siç raportohet, personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat