Hajdari ngre alarmin: Mjerë ai që ka vjedhur lekë nga fondet publike, po ngushtohet rrethi

Shqipëria

Hajdari ngre alarmin: Mjerë ai që ka vjedhur lekë nga fondet publike, po ngushtohet rrethi

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:51
Shkëlqim Hajdari

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë përfshirë dhe një biznesmen, ka bërë shumë bujë në media dhe opinion publik.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari duke folur mbi arrestimet e SPAK në Lushnjë tha duke ngritur alarmin për të gjithë zyrtarët e administratës, se kush ka vjedhur dhe ka abuzuar të paktën një herë me fondet publike, do të merret i pandehur dhe do t’i vijë dita që të përballet me drejtësinë.

Sipas tij dhe të ftuarve të tjerë në studio, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, pasi në të gjitha bashkitë e vendit do të ketë arrestime.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Pse nuk fillon SPAK-u të hetojë tenderat korruptivë që janë me miliona euro, por fillon nga kjo e Lushnjës me 200 mijë euro?

Shkëlqim Hajdari: Atëherë, hetimi nuk fillon nga vlera e një abuzimi tenderi, por nga koha kur është bërë një denoncim, kur ka pasur një indicie, i jepet dosja një Oficeri të Policisë Gjyqësore, i vihet numri dhe fillon hetimi, vendosen disa njerëz për atë çështje dhe kjo është. Unë po ju them diçka, mjerë ata që kanë vjedhur një qindarkë nga fondet publike, sepse do t’i vijë koha. Të gjithë, të 61 kryetarët e bashkive duhet të frikësohen. Për të gjitha bashkitë ka denoncime dhe të gjithë do përballen me ligjin. Nuk ka më të fortë apo të pandëshkeshëm, koha e pandëshkueshmërisë mbaroi. Çdo person që ka abuzuar me të mirat publike një ditë do e marrë ndëshkimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat