Aksident në Durrës, 5 të lënduar

Shqipëria

Aksident në Durrës, 5 të lënduar

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, Durrës.

Shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerët.

“Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat