Drejtori i Pyjores në Maliq humbi jetën pas përmbysjes së një kamioni

Shqipëria

Drejtori i Pyjores në Maliq humbi jetën pas përmbysjes së një kamioni

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:05
Marsel Nazifi

Ditën e sotme është arrestuar shoferi i kamionit që zuri poshtë drejtorin e Pyjores në Bashkinë e Maliqit, Marsel Nazifi.

Bëhet e ditur se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan  S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, me detyrë shofer pranë një firme.

Dyshohet se 63-vjeçarit i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar. Mjeti ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit Nazifit që ishte pasagjer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat