Nis vaksinimi i qytetarëve nëpër shtëpi

Shqipëria

Nis vaksinimi i qytetarëve nëpër shtëpi

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga vaksinimi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme.

Vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga Covid19. Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat