Prej 3 ditësh e bllokuar, lajm i mirë nga dogana e Qafë Thanës

Shqipëria

Prej 3 ditësh e bllokuar, lajm i mirë nga dogana e Qafë Thanës

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:07
Qafë Thanë

Pika kufitare në Qafë Thanë ka vijuar sot punën normalisht, duke lejuar kalimin e punëtorëve sezonalë drejt Maqedonisë së Veriut, përveç 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase, pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.

Prej 3 ditësh punëtorët sezonalë nuk u lejuan të kalonin në kufi, pasi pala maqedonase pretendonte se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.

Ky bllokim 3 ditor erdhi pak ditë pas vdekjes së një shqiptari teksa priste dru në pyll dhe për këtë arsye autoritetet ndaluan punëtorët ditorë, pasi punonin në të zezë.

Qëllimi sipas autoriteteve ishte që këtyre punëtorëve t’iu lidhen kontrata dhe të punojnë me sigurime.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 8000 persona të huaj dhe shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat