Ambasada Amerikane bën lëvizjen e radhës në drejtësi

Shqipëria

Ambasada Amerikane bën lëvizjen e radhës në drejtësi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:22
Ambasada Amerikane

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ben Rockëell dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u takuan me Presidentët dhe Kancelarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Sipas Ambasadës Amerikane, temë diskutimi,  ishin sfidat me të cilat përballen gjykatat, përfshirë prapambetjen e çështjeve gjyqësore në nivel apeli dhe rrethi.

Rockëell dhe Llagami diskutuan me gjyqtarët Ridvan Hado dhe Petrit Çomo zgjidhje praktike për të siguruar që qytetarët të kenë qasje efikase në drejtësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe prapambetjet në të ardhmen përmes një programi të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit East Ëest.

Kjo është njëra prej mënyrave me të cilën Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë reformën në vijim të drejtësisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e ndërprerjeve të nevojshme të cilat janë rezultat i shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat