Mbikëqyrje e veçantë për 140 të dënuar të rrezikshëm

Shqipëria

Mbikëqyrje e veçantë për 140 të dënuar të rrezikshëm

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Autoritetet thonë se kanë ndërmarrë një masë të re për mbikëqyrjen e veçantë të 140 të burgosurve kur me sjelljen e tyre përbëjnë rrezik për sigurinë e institucionit.

Me qëllim neutralizimin e të dënuarve apo të paraburgosurve shumë të rrezikshëm, që janë eksponentë të spikatur të botës së krimit, kjo masë është risi e reformës në sistemin e burgjeve.

Vlerësohet si risi, prej faktit se deri tani të tilla masa janë marrë vetëm për të burgosurit e regjimit “41-bis”, i cili është një regjim në të cilin trajtohen persona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë një konferencë ku u prezantua dhe masa e re, se kjo përbën formën më të lartë të kontrollit ndaj të dënuarve.

“Regjimi i posaçëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi për herë të parë ndërpritet efektivisht komunikimi ndërmjet të burgosurve dhe anëtarëve të tjerë në liri duke ndërprerë zinxhirin komandues tek këto organizata kriminale. Regjimi i posaçëm është tashmë realitet dhe atij i janë nënshtruar 7 persona,” – deklaroi Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat