Manastirliu jep lajmin e mirë

Shqipëria

Manastirliu jep lajmin e mirë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:29
Ogerta Manastirliu

Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se vetëm në 24 orët e fundit në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin janë vaksinuar më shumë se 7 mijë persona.

Sipas saj numri i qytetarëve të vaksinuar deri tani ka shkuar në 1,067,135.

“Më shumë se 7 mijë qytetarë u vaksinuan sot në pikat e vaksinimit të hapura në të gjithë vendin, duke e çuar në 1,067,135 numrin e qytetarëve të vaksinuar deri tani.

Nuk do të ndalemi me planin kombëtar të vaksinimit masiv, duke shkuar në çdo komunitet, për të rritur sa më shumë mbulesën vaksinale dhe mbrojtjen për qytetarët”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat