7 persona të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

7 persona të arrestuar në Tiranë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:53
Ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje, aksident, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa patentë, por edhe kanabis. Ndërsa në Paskuqan është vjedhur një shumë parash në një banesë dhe po punohet për identifikimin e autorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 17.07.2021, në rrugën “Mustafa Lita”, Paskuqan, Kamëz, kanë vjedhur një shumë parash në banesen e shtetasit K. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat