Dhunoi fizikisht në mënyrë të vazhdueshme 16-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan

Shqipëria

Dhunoi fizikisht në mënyrë të vazhdueshme 16-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve është 19-vjeçari Xh. R., banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat