GJKKO rrëzon kërkesën e Maksim Sotës, prokurori lihet në “arrest shtëpie”

Shqipëria

GJKKO rrëzon kërkesën e Maksim Sotës, prokurori lihet në “arrest shtëpie”

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Sota kërkon zëvendësim mase për arsye shëndetësore. Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyra, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u shkatërruan disa grupe kriminale.

Ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat