Vaksinim masiv, në Tiranë mund të zgjidhet mes Coronavac dhe AstraZeneca

Shqipëria

Vaksinim masiv, në Tiranë mund të zgjidhet mes Coronavac dhe AstraZeneca

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Frika nga varianti “Delta” ka shtyrë shumë qytetarë në Tiranë të vaksinohen kundër Covid 19.

“Mendova që ta bëj vaksinën sa më parë, tani dhe që ka dalë dhe varianti Delta”, ka thënë një qytetar.

Për herë të parë në gjashtë muaj fushatë ata që i drejtohen qendrës së vaksinimit në sheshin “Skëndërbej” mund të zgjedhin mes Coronavac-ut dhe AstraZenec-as.

“Kemi një hapje që është për tu bërë me dëshirën e qytetarëve Coronavac ose AstraZeneca, ka pas kërkesa për të dy vaksinat. Ka pasur nga të gjithë moshat”, ka thënë infermierja.

Në të gjithë vendin për shtatë ditët e hapura të vaksinimit Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë rreth 150 mijë doza të kinezes së Sinovac.

Pfizer-i  sipas përgjegjës së vaksinimit Erida Nelaj  vijon të kryhet tek personat me sëmundje të caktuara pas rekomandimit të mjekut.

“Pfizer vjn çdo javë në sasi të konsiderueshme për të vogla, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë sasinë për dozën e dytë ndaj dhe ne jemi më të rezervuar. Coronavac është provuar se ka shumë efekt, dhe mbrojtja më e mirë është kur bëhen dy dozat e vaksinës”, është shprehur ajo.

Të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid 19 duke u paraqitur me kartë identiteti në qendrën më të afërt nga ora tetë e mëngjesit në tetë të mbrëmjes deri më 25 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat