Varianti i ri, Zyka: Po rrezikohemi nga një valë tjetër me pasoja të rënda

Shqipëria

Varianti i ri, Zyka: Po rrezikohemi nga një valë tjetër me pasoja të rënda

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 08:26
Luan Zyka

Biogenetisti Luan Zyka është shprehur se po shfaqet një varianti i ri, për të cilin ende nuk ka akoma të dhëna shkencore.

Në një lidhje me Skype nga Greqia për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Zyka tha se në vjeshtë bota mund të përballet me një valë tjetër të rrezikshme nga varianti Delta.

“Shkenca e biogjenetizmit po gjendet përballë një virusi shumë të rrezikshëm, por me shpejtësinë që ka ky virus për të krijuar mutacione të mëdha që nuk kapen nga vaksinat e bën të rrezikshëm. Franca deklaroi dje se kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë dhe llogaritet që nga shtatori të fillojë një valë tjetër me pasoja të paparashikueshme.

I vetmi mjet që kemi ne është vaksinimi sepse do të ndalojë përhapjen. Mutacioni favorizohet nga përhapja e virusit. Me variantin e ri të Deltës duhet të kalojë ky imunitet mbi 90 përqëind në mënyrë që ky koronavirus të kufizohet.“, tha Zyka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat