Makina përplas motorin në Cërrik, lëndohet drejtuesi

Shqipëria

Makina përplas motorin në Cërrik, lëndohet drejtuesi

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Cërrik.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, një automjet është përplasur me një motor në aksion Cërrik-Mollas, pranë fshatit Lumas.

Për pasojë, ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit të Cërrikut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat