Hedhja e mbeturinave pa kontroll në Bashkia e Bulqizës dhe e Klosit, situata alarmante

Shqipëria

Hedhja e mbeturinave pa kontroll në Bashkia e Bulqizës dhe e Klosit, situata alarmante

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ky është venddepozitimi i mbetjeve urbane mbi fshatin Plan i Bardhë në Bulqizë.

Bashkia e Bulqizës dhe ajo e Klosit kanë zgjedhur që mbeturinat t’i depozitojnë këtu.

Ndotja e ambientit është alarmante.

Pirgjet me mbeturina që shkarkohen aty çdo ditë, kanë bërë që sasia të rritet e bashkë me të edhe ndotja në mjedis.

Ligji e detyron pushtetin vendor të bëjë izolimin e mbeturinave aty ku nuk ka landfill, por as Bashkia e Klosit as e Bulqizës nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Derisa institucionet të reagojnë mbetjet ato të vijojnë të krijojnë një mjedis të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat