U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares, dërgohet në Tiranë

Shqipëria

U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares, dërgohet në Tiranë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

70-vjeçarja Mynever Tela e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec është dërguar në Tiranë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton  se gjendja e të moshuarës është përkeqësuar dhe është sjellë në kryeqytet për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Mesditën e sotme banesa e 70-vjeçares u përfshi nga flakët pasi soba e gatimit mori zjarr.

Tela u asfiksua nga tymi dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat