Ish-zv. ministrja e Brendshme ankimon arrestin e shtëpisë

Shqipëria

Ish-zv. ministrja e Brendshme ankimon arrestin e shtëpisë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:23
Rovena Voda

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Në ankimimin e kryer përmes avokatëve të saj, Voda pretendon se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave.

Nga ana tjetër, ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për të njëjtën akuzë.

Nga dosja e prokurorisë, të cilën Euronews Albania e disponon zbardhen rrethanat që çuan në procedimin penal të ish-zv. ministres dhe dy shtetaseve të tjera, por besohet se është i përfshirë dhe një zyrtar i Departamentit të Administratës Publike, DAP.

Neni i Kodit Penal për akuzën e ngritur nga SPAK parashikon dënim me burg 6 muaj deri në 3 vjet për ata që e kanë dhënë favorin dhe 4 vjet për ata që e kanë pranuar.

Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2020 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat