Aksidentet u rritën me 32.9% gjashtëmujorin e parë të vitit, INSTAT: Në janar-qershor 2021 humben jeten 105 persona

Shqipëria

Aksidentet u rritën me 32.9% gjashtëmujorin e parë të vitit, INSTAT: Në janar-qershor 2021 humben jeten 105 persona

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Në 6 muajt e parë të vitit 2021, Instituti i Statistikave raporton një rritje të aksidenteve rrugore. Sipas INSTAT në 6 mujorin e parë aksidentet pësuan një rritje prej 32.9%. Instituti I statistikave ka shpjeguar se kjo rritje lidhet edhe me masat kufizuese të një viti më parë të cilat mund të kenë ndikuar në reflektimin e një shifre më të lartë këtë vit kur nuk ka pasur karantinë dhe masa kufizuese.

Gjatë muajit Qershor në rrugët e vendit janë regjistruar 161 aksidente nga 143 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë, po gjatë këtij muaji kanë ndërruar jetë në aksidente 15 persona nga 16 persona të vdekur në qershor 2020.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 ndërsa numri i të vdekurve në aksidentet rrugore si 6 mujorë është 105 persona nga 74 persona që ndërruan jetë në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Vetëm në muajin Qershor sipas INSTAT shumica e aksidenteve ka ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe grupi me më shumë aksidente është ai I moshës 25-34 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat