Finalizohet operacioni në Shqipëri, arrestohen 4 persona të përfshirë në skemë mashtrimi

Shqipëria

Finalizohet operacioni në Shqipëri, arrestohen 4 persona të përfshirë në skemë mashtrimi

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një operacion është zhvilluar në Shqipëri duke çuar në zbulimin e një skeme mashtrimi me vlera të mëdha.

Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar se janë arrestuar 4 persona deri më tani, 2 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Mashtrimi ka të bëjë me vlera të mëdha duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave e hyrje në llogari bankare.

‘’Ka arritur të finalizojë operacion të rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për një skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

Për shkak të rëndësisë së operacionit, për interesat e prekura dhe pasojave në raport me masën e prekur, jemi këtu në konferencë për tiu bërë të ditur rezultatet, veprimet.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.’’- tha Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat