E gjithë familja mbillte kanabis, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

Shqipëria

E gjithë familja mbillte kanabis, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Nënë e bir janë arrestuar nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj në Dobrenjë të Skraparit kishin mbjellë kubikë me kanabis.

Mësohet se në pranga janë vënë Mira Mezini 52 vjeçe  dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e Mersin Mezinit.

Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Adriatik Dervishi i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat