SPAK me dy hetues më shumë, këta janë dy prokurorët e rinj

Shqipëria

SPAK me dy hetues më shumë, këta janë dy prokurorët e rinj

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:51
SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të procesit të pikëzimit, ka renditur prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.

Kësisoj KLP ka vendosur emërimin e dy prokurorëve të sipërpërmendur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Vlen të përmendet se KLP ka emëruar deri më tani 15 prokurorë në SPAK.

Ndërsa kjo e fundit, javët që lamë pas ka kryer me sukses një sërë operacionesh, ku janë goditur dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat