Aksident me vdekje në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Shqipëria

Aksident me vdekje në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Divjakë- Një 85-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 85-vjeçari P. Rr.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat