Gazetari shqiptar: Uniformat e policisë, më morën me forcë të vaksinohesha!

Shqipëria

Gazetari shqiptar: Uniformat e policisë, më morën me forcë të vaksinohesha!

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:22
Denis Manoku

Përpara se vaksinat anti-Covid të dilnin në treg, u deklarua se nuk do të kishte vaksinim të detyrueshëm të popullsisë, por në shumë vende sot po shohim ndryshime të papritura dhe të forta.

Gazetari shqiptar në Francë, Denis Manoku, në një postim në rrjetin e tij social “Facebook" shkruan se Asambleja Nacionale Franceze miratoi projektligjin sanitar me 117 vota pro dhe 86 kundër, ku Parlamenti u dha të drejtën punëdhënësve në Francë të likuidojnë çfarëdo lloj kontrate të punonjësve të tyre, të cilët nuk janë të vaksinuar prej 1 shtatorit 2021 e tutje.

Ai shprehet se ky ligj sjell përjashtim nga shoqëria, pasi nëse nuk merr vaksinën nuk shkon dot në dyqan, në kafe, nuk merr dot trenin e as autobusin.

Postimi i tij:

“Uniformat e policisë, më morën me forcë e më çuan të vaksinohesha",- kështu u ndjeva sot kur shkova të merrja dozën e pare të vaksinës anti-Covid…

Sot, 23 Korrik 2021 Asambleja Nacionale Franceze i tha po, projektligjit sanitar me 117 vota pro dhe 86 kundër. Parlamenti u dha të drejtën punëdhënësve në Francë të likuidojnë çfarëdo lloj kontrate të punonjësve të tyre, të cilët nuk janë të vaksinuar prej 1 shtatorit 2021 e tutje. Gjithashtu, me ligj, ata na përjashtojnë nga shoqëria. Nëse nuk ke vaksinën nuk shkon dot në dyqan, në kafe, nuk merr dot trenin, autobusin…

E theksoj se,- NUK JAM ANTI-VAX. Por nuk mund të bie kurrsesi dakord me detyrimin e individit të injektojë medikamente në trupin e tij në këtë lloj forme.

Shkenca thotë se vaksina nuk pengon përhapjen e virusit, pra në këtë gjykim nuk e kuptoj logjikën e aplikimit të kësaj mase.

Megjithatë, ligji nuk është drejtësia. Atë do e tregojë historia.

Shpresoj shumë që të gabohemi në dyshimet tona në gjithë këtë mesele…

Shëndet për të gjithë!!!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat