Rama prezanton anëtarin e Bordit të Agjencisë së Arsimit

Shqipëria

Rama prezanton anëtarin e Bordit të Agjencisë së Arsimit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:29
Edi Rama

Aleksandër Kohler është zgjedhur në mesin e 11 anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeminsitri Edi Rama, i cili shkruan se tashmë është krijuar një superskuadër.

Kohler është ekspert në fushën e politikave të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit në Austri.

Postimi i plotë:

Supeskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë

ALEKSANDER KOHLER është ekspert në fushën e politikave të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit në Austri, me fokus specifik në financimin e universiteteve publike përmes marrëveshjeve të performancës, mbi cilësinë e mësimdhënies dhe mbi zbatimin e reformës së arsimimit të mësuesve në Austri. Në 2004, ai ndërtoi dhe administroi Agjencinë Austriake për Sigurimin e Cilësisë për këshillimin dhe auditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Austri dhe vendet e tjera të Evropës, ndërsa në vitet 1999-2004 drejtoi Agjencinë Kombëtare Austriake për programin e financimit të BE “Leonardo da Vinci”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat