Ambasadorja amerikane e mahnitur Dua Lipa: Ajo është një super yll, në skenë dhe jashtë saj!

Shqipëria

Ambasadorja amerikane e mahnitur Dua Lipa: Ajo është një super yll, në skenë dhe jashtë saj!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 08:01
Ambasadorja Kim dhe shqiptarja Dua Lipa

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka darkuar mbrëmjen e djeshme me këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipa.

E mahnitur, diplomatja e lartë amerikane thotë se Dua është një super yll, në skenë dhe jashtë saj.

Bashkë me to, ka qenë dhe partneri i këngëtares dhe familja e saj.

“E lumtur të kisha Dua Lipën dhe familjen e saj, Anwar Hadid, Arben dhe Kuj Durollari, për darkë.  Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk e kemi zgjuar akoma) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë sa dhe në të”, shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat