PD: SPAK të hetojë për çështjen “Becchetti”

Shqipëria

PD: SPAK të hetojë për çështjen “Becchetti”

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:53
PD

Ramës. Në një status në rrjetet sociale, PD thekson se këto para nuk do shkojnë për shkolla dhe spitale por për gjyqin për çështjen “Becchetti”. Ajo shprehet se pret që ajo të hetohet pas kallëzimit të bërë në SPAK, pasi sipas PD çdo vonesë përbën dëm ekonomik për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”, shkruan PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat