Probleme me konvertimin e patentave në Itali? Flasin nga Ambasada

Shqipëria

Probleme me konvertimin e patentave në Itali? Flasin nga Ambasada

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:00
Tiranë

Ambasada Italiane në Tiranë njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, punojnë apo planifikojnë të udhëtojnë me mjetet e tyre në drejtim të Italisë se ka hyrë në fuqi marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare.

Megjithatë, ka pasur disa ankesa nga shtetas shqiptarë në lidhje me procesin e konvertimit të njohjes së këtyre dokumentave. Këtyre shqetësimeve, Ambasada u përgjigjet duke thënë se bëhet fjalë çështje teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja për njohjen dhe konvertimin e patentave mes dy vendeve u nënshkrua në muajin mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat