Plumba në gjoks dhe shpatull, zbulohen emrat e dy të plagosurve

Shqipëria

Plumba në gjoks dhe shpatull, zbulohen emrat e dy të plagosurve

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy personat që janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë janë Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, pranë Qytetit Studenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat