Si nisi sherri për gërvishtjen e makinave dhe u mbyll me plumba në kafe, ja autori i plagosjes

Shqipëria

Si nisi sherri për gërvishtjen e makinave dhe u mbyll me plumba në kafe, ja autori i plagosjes

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti” pranë Qytetit Studenti në Tiranë rreth orës 20:30.

Gazetarja  Xhensila Kodra mëson se Gjini është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij.

Por si nisi sherri?

Nga të dhënat e para nga grupi hetimor, “ABC” mëson se dy të plagosurit që janë shokë mes tyre u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

Gjoka 32 vjeç ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa Marashi 28 vjeç u qëllua në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat