“Jemi shokë me njëri-tjetrin”, dy të plagosurit rrëfejnë ngjarjen nga spitali

Shqipëria

“Jemi shokë me njëri-tjetrin”, dy të plagosurit rrëfejnë ngjarjen nga spitali

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme kanë mbetur të plagosur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, si pasojë e një përplasje me armë zjarri.

Sipas burimeve për median, Aldo Jamanti Gjini është personi që ka lënë të plagosur dy të rinjtë, përkatësisht 32 dhe 28 vjeç, pas një sherri për mjetet e tyre.

Të plagosurit kanë treguar se kanë qenë duke pirë kafe dhe se Gjini i ka sulmuar. 

“Jemi shokë me njëri-tjetrin. Po pinim kafe në lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuam me të riun tjetër. Aldo Gjini na qëlloi me armë zjarri”- mësohet të kenë thënë ata. Më pas, autori është larguar me ndihmën e një makine nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat