Operacioni në Shkodër/ Policia jep detaje: 52-vjeçari në kërkim prej 10 vitesh, u rrethua në një stan bagëtish, iu bë thirrje të dorëzohej, por….

Shqipëria

Operacioni në Shkodër/ Policia jep detaje: 52-vjeçari në kërkim prej 10 vitesh, u rrethua në një stan bagëtish, iu bë thirrje të dorëzohej, por….

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur 52-vjeçari Ardjan Narkaj, i dënuar për vrasje dhe në kërkim prej 10 vitesh.

Sipas policisë, Narkaj është rrethuar në një stan bagëtish në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.

Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.
52-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

NJOFTIMI I PLOTË


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale  kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.
Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.
52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje. Shtetasi Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat