Aksidenti i rëndë në Kroaci, Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Kroaci, Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:42
Ilustrim

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta iu uron të plagosurve shërim sa më të shpejtë dhe falenderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat