Ruçi: Kurajo e forcë për të përballuar dhimbjen

Shqipëria

Ruçi: Kurajo e forcë për të përballuar dhimbjen

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:46
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.

“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë.

Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat