Arrestohet i riu në Lezhë, i vodhi një gruaje 3 celularë, para e bizhuteri, policia i gjeti në…

Shqipëria

Arrestohet i riu në Lezhë, i vodhi një gruaje 3 celularë, para e bizhuteri, policia i gjeti në…

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një i ri është arrestuar nga Policia e Lezhës për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit Xhulio Berisha, 22 vjeç, banues në Lezhë.

Pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat