SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”?, ja si përgjigjet Yuri Kim

Shqipëria

SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”?, ja si përgjigjet Yuri Kim

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:22
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qënë sot e pranishmë në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ambasadorja Kim ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”.

E pyetur nga gazetarët nëse SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”, Yuri Kim tha se kjo është përgjegjësi e institucioneve dhe ato po nisin të përmbushin detyrat e tyre.

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.

Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.”-tha Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat