Meta dhe Kryemadhi vizitë “sekrete” në SHBA

Shqipëria

Meta dhe Kryemadhi vizitë “sekrete” në SHBA

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:30
Pamje nga takimi

Kreu i shtetit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi pak ditë më parë ishin në SHBA.

Takimi nuk u bë publik nga Presidenca, ndërsa ka qenë lobisti Safi Kaskas i cili e ka bërë publike duke postuar dy foto në rrjetet sociale.

“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas i dhuroi Metës dhe Kryemadhit.

Image
Facebook

Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua se do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat