​Shqipëri, OSBE publikon raportin final për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

​Shqipëri, OSBE publikon raportin final për zgjedhjet e 25 prillit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

OSBE-ja ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në raport përmenden akuzat për shitblerje të votës, por theksohet se nuk ishin të adresuara ndaj një partie të vetme.

“Liritë bazike u respektuan gjatë fushatës dhe subjektet zgjedhore mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë, me kufizime të imponuara nga pandemia e COVID-19, që përfshinin kufizime në pjesëmarrjen në mitingje, distanca sociale etj.

Si në zgjedhjet e mëparshme, akuza të besueshme mbi shitblerjen e votës ishin të pranishme gjatë fushatës dhe pas asaj, dhe disa raste panë fillimin e hetimeve. Këto akuza nuk ishin të adresuara ndaj një partie të vetme”.

Në raport përmendet edhe struktura për mbrojtjen e votës në PD, ku cilësohet si potencialisht e paligjshme.

“Partia Demokratike, që ishte subjekti më aktiv në denoncimin e kësaj shitblerjeje, mori përsipër metoda potencialisht të paligjshme për të ”mbrojtur votën”, duke u justifikuar për këtë edhe në publik.

Drejtuesit e policisë të takuar nga ODIHR nënvizuan faktin se askush nuk ka të drejtën te ngeje struktura paralele me policinë”.

Po ashtu si në rastet e kaluara u bëhet thirrje autoriteteve për të identifikuar dhe dënuar shitblerjen e votës.

“Strukturat e zbatimit të ligjit duhet të rrisin sforcot për të identifikuar dhe dënuar rastet e shitblerjes. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin evidenca për çdo shitblerje dhe presion”./A2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat