Vjen thirrja për opozitën shqiptare, ja çfarë duhet të bëj ajo për parandalimin e masakrës zgjedhore të radhës

Shqipëria

Vjen thirrja për opozitën shqiptare, ja çfarë duhet të bëj ajo për parandalimin e masakrës zgjedhore të radhës

Nga: M.L. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:43
Enver Bytyçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, i bëri thirrje opozitës në Shqipëri që ta shndërrojë lëvizjen për votën e lirë ne nje levizje gjithepopullore politike!

Sipas tij, OSBE ka mbajtur dy dite raportin e tij pa e publikuar, derisa e ka miratuar “kryeredaktori i tekstit”, Edi Rama!

“Redaktoret ne zyrat e kryeministrise e kane sjelle ate ne formen qe Rames i duhej. E kane sheqerosur deri aty sa te dhenat e 900 mije shqiptareve, blerjen masive te votave dhe presionin ndaj qytetareve nga qeveria e rilindjes ta konsiderojnë çështje teknike. D.m.th ceshtje "teknike" ishte edhe ajo kur kryeiministri i vendit u thoshte shqiptareve se "Une jam kryepatronazhisti dhe do t'u ndjek deri ne vrimen e miut"! Kuptohet se me kete gjuhe u drejtohej atyre qe ishin kunder tij. Ceshtje "teknike" ishte urdheri qe u dha mesuesve, mjekeve dhe ushtarakeve e policeve,m si dhe administrates publike qe te votojne rilindjen! Ceshtje "teknike" ishte shperndarja e parave ne cep te vendit nga rilindja! Ceshtje "teknike" ishte gjithashtu per OSBE-ne perdorimi i mjeteve shteterore ne fushate. Gjithcka na qenka nje ceshtje teknike, sipas raportit!”, u shpreh Bytyçi.

Por, sipas tij duhet ta shndërrojë në kauzë të saj hedhjen poshtë të farsës dhe masakrës zgjedhore.

“Nese nuk do OSBE ta quaje kete fushate masaker dhe ta trajtoje si ceshtje "teknike", atehere duhet qe kete ta beje opozita shqiptare! Ta shnderroje levizjen per voten e lire ne nje levizje gjithepopullore politike! Mosreagimin e derisotem te opozites e kam mirekuptuar vetem per shkak te mospublikimit te ketij raporti. Tani qe raporti u publikua dhe i pohon ato qe ka ngritur opozita, eshte detyre e Lulzim Bashes ta udheheqe popullin shqiptar ne betejen e fundit per zgjedhje te reja. Vetem nje kerkese duhet bere: Te ribehen zgjedhjet!”, potencoi ai.

Sipas profesor Bytyçit, rilindja do të nxis gjykatën kushtetuese që në Shqipëri të bëhen zgjedhjet e parakohshme lokale, që ta tërheqë vemendjen nga zgjedhjet farsë e masakër të 25 prillit!

“Opozita duhet ta pranoje kete opsion vetem nese ne nje dite behen te dy pale zgjedhjet!”, potencoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat