Qëlloi me automatik drejt banesës së fqinjëve, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Shqipëria

Qëlloi me automatik drejt banesës së fqinjëve, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Kurbinit ka neutralizuar dhe arrestuar një 23-vjeçar, i cili ka kanosur një familje, duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari D. Gj., i cili ka kanosur dy bashkëshortët P. N. dhe V. N., si dhe është sekuestruar arma e zjarrit automatik, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat