Si do të veprohet me Tom Doshin dhe Sali Berishën? Ja si përgjigjet Basha

Shqipëria

Si do të veprohet me Tom Doshin dhe Sali Berishën? Ja si përgjigjet Basha

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:07
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën për median i është shmangur pyetjes së gazetarëve se si do të veprohet në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SHBA e ka shpallur si “person non grata”.

Gazetarët e pyetën Bashën nëse do të kërkojë PD-ja që të zbatohet i njëjti standard siç u veprua me Tom Doshin, i cili tashmë edhe ai si person i padëshiruar nga SHBA, u detyrua të dorëzonte mandatin e deputetit, edhe pse e fitoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Nuk jam këtu  për të komentuar, asnjë çështje përtej këtij raporti mbetet i hapur për çdo çështje në një takim tjetër me ju, çdo shmangie i vëmendjes nga raporti dot  kemi kohë për të diskutuar’, tha Basha.

Ndërsa u shpreh se ligji i dekriminalizimit ishte një sukses i Partisë Demokratike, e cila edhe pse në minorancë, nuk i kishte votat, detyroi mazhorancën që ta votonte atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat