Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë jep vendimin e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj

Shqipëria

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë jep vendimin e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Padinë penale për shpifje që kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj do ta shqyrtojë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vednimi është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, e cila argumenton se GjKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Në këtë prizëm Gjykata e Posacme është kompetente edhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj zyrtarit të lartë. Çështja e kompetencës për padinë e Bashës ndaj Veliaj kishte më shumë se një vit që sorrollatej nga njëra gjykatë në tjetrën, deri sa perfundimisht Gjykata e Larte ia la për detyrë GJKKO-së. Veliaj pati akuzuar Bashën se pas tërmetit përfitoi 4 shtëpi nga oligarkët.

Njoftimi i plote: 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore të datës 27.07.2021, mbi çështjen penale nr. 52810-227-2021, në lidhje me çështjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi:
Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj.Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale “Shpifja” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat