Avokatët antikorrupsion kërkesë KLGJ e ILD: Nëse shpallet fajtor, vendimet e tij do të ankimohen

Shqipëria

Avokatët antikorrupsion kërkesë KLGJ e ILD: Nëse shpallet fajtor, vendimet e tij do të ankimohen

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:45
Ndue Pjetra

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar pezullimin nga detyra deri në përfundim të hetimeve, të anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro. Në një intervistë për News24 kreu i kësaj shoqate Ndue Pjetra thotë se ILD duhet të vazhdojë hetimin.

Sipas Pjetrës është i domosdoshëm pezullimi i Alban Toros nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi në rast se hetimet do ta nxjerrin fajtor, çdo vendim i marrë nga ai mund të kërkohet të shpallet i pavlefshëm.

Pjetra shton se në rast se kjo kërkesë nuk merret parasysh nga ILD dhe KLGJ brenda 15 ditëve Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion do i drejtohet Gjykatës Administrative.

Gjykata e Apelit të Posaçëm pak ditë më parë la në fuqi vendimin e GJKKO e cila kërkoi fillimin e hetimeve për anëtarin e KLGJ Alban Toro, i cili dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për t’u zgjedhur në këtë pozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat