Raporti i OSBE, Bylykbashi: Situata është serioze

Shqipëria

Raporti i OSBE, Bylykbashi: Situata është serioze

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:54
Oerd Bylykbashki

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki mbrëmjen e kësaj të marte ka qenë i ftuar në emisionin Log ku ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR të publikuar një ditë më parë.

Bylykbashi në fjalën e tij thekson se në raport është shprehur qartë dhe që në fillim fenomeni më shqetësues që është ai i dhunimit dhe i sekretit të votës.

Sipas tij ky është dhe raporti më i rëndë përsa i përket zgjedhjeve të zhvilluara në vendin tonë vitet e fundit.

Ndër të tjera deputeti i zgjedhur demokrat është shprehur se mekanizmi i krijuar në vendin tonë ai i kontrollit të zgjedhësve është shumë i rrezikshëm.

“Është një moment i rëndësishëm dhe raporti i ODIHR është i rëndësishëm për ne pasi zgjedhjet tek ne akoma nuk janë të lira dhe të ndershme. Ajo që ishte më e rëndësishme dhe që gjykoj unë është se Basha bëri reagimin e duhur në lidhje me përgjigjen e ODIHR.

Unë gjykoj se reagimi në lidhje me raportin ishte politik, ndërsa ne e kishim me kreun e Partisë. Shumë prej betejës politike që do të nisë në shtator do të bazohet në raportin dhe në atë që thuhen që ka gjëra të rënda. Unë kam pikëpyetje të mëdha nëse Arben Pëllumbi ka ditë atë që ka thënë?

Nuk mbaj mend unë që në 20 vitet e fundit që rekomandimi e parë ODIHR ta ketë për dhunimin dhe sekretin e votës. Rekomandimet e bëra në këto zgjedhje nuk kanë lidhje me ato që janë bërë në 2009 dhe në 2013, në 2017 kishim shitblerjen e votës ndërsa këtë vit dhunimin dhe sekretin e votës.

Tre rekomandimet kryesore të ODIHR tregojnë se ne jemi para një organizmi të madh dhe tregon se është krijuar një mekanizëm për kontrollimin e zgjedhësve nuk po them për kontroll vote. Por këtë vit është kontrolluar zgjedhësit, ku janë mbledhur të dhëna sensitive jo vetëm nga legjislacioni  i përgjithshëm dhe duke mbledhë këto të dhëna profilizohet zgjedhësi për preferencat e tij politike. Me këtë lloj situate zgjedhësi nuk është më i lirë. OSBE ODIHR ka një shembull në Shkodër ku zgjedhësi është marrë dhe është futur që të votojë. Nëse ky bosht nuk thuhet atëherë nuk mund të zhduket ky fenomen, jemi përballë një mekanizmi të rrezikshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat